E hoqi me qëllim Meghan Markle nga një fotografi, rrjeti kryqëzon Princin Charles

Mediale Vip

E hoqi me qëllim Meghan Markle nga një fotografi, rrjeti kryqëzon Princin Charles

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:36
Meghan Markle, Princi Charles

Para pak ditësh, djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, festoi 2-vjetorin e lindjes. Vogëlushi mori mesazhe të shumta urimi nga pjesëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë gjyshin e tij, Princin Charles.

“Gëzuar ditëlindjen Archie, që sot bën 2 vjeç”, shkroi Princi Charles në urimin e tij.

Por së fundmi fansat e familjes mbretërore kanë vënë re se në foton me të clin ai uroi nipin mungonte Meghan Markle. Në fotografi shfaqej vetëm ai, Harry dhe Archie, ndërsa Meghan nuk dukej gjëkundi. Ndonëse në urimet e tjera nga familja mbretërore Meghan shihej kudo në foto, Princi Charles ka vendosur që ta “zhdukë” atë duke e prerë imazhin. Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga fansat e pallatit mbretëror dhe ata i janë kthyer kundër Princit Charles në rrjete sociale.

“E trishtueshme! Shumë e trishtueshme kur supozohet se mbreti i ardhshëm pret nënën e nipit të tij nga fotografia”, shkroi dikush në rrjete sociale.

“Po, ata nuk e kanë parë Archie për mbi 12 muaj, por jo për të mos e përfshirë Meghan… kjo vetëm sa do i shtoj benzinë zjarrit ne media”, shkroi një tjetër.

Ndërsa një tjetër u shpreh mjaft i zhgënjyer nga veprimi i Princit Charles, duke i kujtuar se dhe ai vetë ka bërë gabime gjatë jetës.

“Pse nuk e quan nipin tënd dhe pse e preve nënën e tij nga fotografia? Ke bërë shumë gabime vetë apo e ke harruar këtë gjë. Kjo nuk po ndihmon fare”.

Princi Charles thuhet se është ende shumë i nevrikosur nga intervista bombë që Harry dhe Meghan dhanë për Oprah Winfrey. Çifti i njohur zbuluan shumë detaje të errëta nga pallati mbretëror dhe kjo mund të jetë arsyeja pse Princi Charles e ka hequr Meghan nga fotografia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat