Enis Bytyqi publikon këngën e re “Ti fala”

Mediale Vip

Enis Bytyqi publikon këngën e re “Ti fala”

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:05
Enis Bytyqi

Këngëtari i njohur shqiptar, Enis Bytyqi, sapo ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Ti fala” mban titullin kënga e re e artistit nga Ferizaj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe vijën melodike e ka realizuar vet Bytyqi, kurse për producimin është përkujdesur Rzon.

Enisi vjen me paraqitje atraktive dhe videoja i është besuar R&E Production.

Përveç në YouTube, këngën tashmë mund ta gjeni edhe në platformat e tjera muzikore.

Kjo vjen pas “Histori”, të cilën e solli në muajin shkurt dhe që tashmë ka mbledhur mbi dy milionë klikime.

Edhe Enisi është bërë më i njohur për publikun si pjesë e labelit “ON Records”, nën menaxhimin e Met Elshanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat