Hemsworth i shpreh nderime nënës dhe bashkëshortes

Mediale Vip

Hemsworth i shpreh nderime nënës dhe bashkëshortes

Më: 10 maj 2021 Në ora: 07:31
Chris Hemsworth dhe Elsa Pataky

Aktori Chris Hemsworth i ka nderuar gratë e jetës së tij me një urim të veçantë në Instagram për Ditën e Nënave.

Në një postim të dielën, aktori 37-vjeçar i Hollywoodit, ka ndarë fotografi të mëhershme të gruas së tij Elsa Pataky, 44-vjeçare, ku shihet me tre fëmijët e tyre, si dhe një fotografi i përqafuar me nënën e tij Leonie, 60-vjeçare.

“Gëzuar Ditën e Nënës për të gjitha gratë e mrekullueshme, punëtore, që mbajnë fëmijë dhe durojnë burra”, ka shkruar ylli i “Thor”.

Në foton e Elsës, aktorja bionde shihet duke mbajtur në duar djemtë binjakë Sasha dhe Tristan, ndërsa vajza India ishte prapa në shpinë.

Kjo vjen pasi ylli i “Fast And The Furious” ka folur sinqerisht për vendimin e saj për t'u larguar nga aktrimi në kulmin e karrierës së saj për të krijuar familje.

Duke folur për revistën “Jones” vitin e kaluar, Elsa kishte thënë se do ta linte për pak kohë karrierën si aktore, pasi u bë me fëmijë, në mënyrë që bashkëshorti i saj të përqendrohej në prodhimin e filmave.

“Vendosa të përqendrohem tek ata dhe ta lë karrierën time anash, të bëj gjëra të vogla aty-këtu dhe të përpiqem të jem e lumtur me kaq, edhe pse ishte pasioni im dhe e dua atë që bëra”, kishte thënë nëna e tre fëmijëve.

Megjithatë, gjersa karriera e Chrisit lulëzonte, Elsa nuk kishte si të mos ndiente zili.

“Ishte e vështirë në disa momente, sepse e sheh personin që dashuron duke bërë atë të cilën ti e do aq shumë, e sheh duke bërë filma dhe dëshiron që edhe ti të bësh”, ka shtuar ajo.

“Por për shkak të familjes sime, nuk doja të bëja asgjë tjetër dhe ishte koha e Chrisit, vetëm e lashë ta kuptonte se mund ta bënte atë që duhej bërë dhe ne do ta ndiqnim pas”.

Ndërkohë, Elsa aktualisht po luan rolin kryesor në “Interceptor” në Netflix, ku një grua është protagoniste, nga e cila pritet që ta shpëtojë botën nga 16 raketa bërthamore.

Bashkëshorti Chris është duke e bërë filmin së bashku me Kathy Morgan, Christopher Mapp, Robert Slaviero dhe Peter D. Graves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat