Zanfina Ismaili sot feston ditëlindjen, a e dini sa vite mbush?

Mediale Vip

Zanfina Ismaili sot feston ditëlindjen, a e dini sa vite mbush?

Më: 10 maj 2021 Në ora: 09:26
Zanfina Ismaili

Këngëtarja sot feston ditëlindjen e saj.

Zanfina Ismaili ka lindur me 10 maj në vitin 1985 dhe sot mbush plot 36 vite.

Ajo ka vite që kur ka filluar karrierën e saj në skenën muzikore pothuajse në moshë shumë të re dhe sigurisht se secilit nga ne i kujtohet kënga ‘Gajdexhi’.

Megjithatë edhe pse ka një karrierë të gjatë, ajo është shkëputur viteve të fundit duke mos publikuar ndonjë projekt muzikor dhe muaj më parë ka dhënë deklaratë se nuk do rikthehet më në muzikë.

Ndërkohë, nuk ka shumë ditë që Zanfina Ismaili publikoi një imazh në storien e saj në Instagram nga një studio muzikore dhe u aludua se do publikojë ndonjë këngë.

Ndryshe, nga jeta e saj personale këngëtarja ka thënë se është fokusuar më shumë te vetja.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat