Dikur ishte “mollë sherri”, Ardiani dhe Capital T shijojnë një tjetër sukses me duetin e tyre

Mediale Vip

Dikur ishte “mollë sherri”, Ardiani dhe Capital T shijojnë një tjetër sukses me duetin e tyre

Më: 11 maj 2021 Në ora: 07:40
Ardiani dhe Capital T

Bashkëpunimi mes Ardian Bujupit dhe Capital T ishte padyshim një ndër hitet e verës së 2017-ës dhe vazhdon ende të mbetet shumë e pëlqyer. “Andiamo” ishte kënga e parë që bëri bashkë dyshen më të suksesshme të momentit dhe tashmë që kanë kaluar katër vite nga publikimi është bërë virale në TikTok.

Pas këtij suksesi, kënga ka arritur një rekord klikimesh duke tejkaluar shifrën e 100 milion shikimeve në Youtube. Ka qenë Ardiani i cili e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, të cilin e ka shpërndarë më pas dhe Capital T.

Pak kohë më parë pati një përplasje mes Ardianit dhe Capital T pasi ky i fundit deklaroi se këngëtari nuk është mirënjohës për famën që ka marrë prej tij nga bashkëpunimi i tyre.

Ardiani reagoi duke thënë se akuzat e tij vijnë pasi nuk ka bashkëpunuar me të për një këngë të albumit “Skulpture”. Me veprimin e fundit gjërat mes tyre janë rregulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat