17 vite pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i rikthehen njëri-tjetrin

Mediale Vip

17 vite pas ndarjes, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i rikthehen njëri-tjetrin

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:51
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Nuk ka shumë kohë që është ndarë nga i fejuari i saj.

Dhe, JLo nuk është se është ulur dhe të vajtojë ndarjen.

17 vite pas ndarjes së tyre, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck duket se nuk janë më miq, por diçka më shumë.

Pasi të dy morën pjesë në koncertin e VAX Live në Los Angeles ditën e diel , ata udhëtuan bashkë drejt Yellowstone Club në Montana ku thuhet se ata të dy kanë pushuar bashkë aty për rreth 1 javë.

“Ata të dy ishin vetëm. Vetëm ata të dy”, tha një burim për E! News.

Ata kanë qëndruar bashkë në një njëjtin resort dhe kanë udhëtuar me njëri-tjetrin me një makinë. Pasi kanë përfunduar pushimet ata janë larguar sërish me njëri-tjetrin dhe pasi arritën në Los Angeles shkuan bashkë në shtëpinë e J.Lo në Bel-Air.

Ky lajm vjen një muaj pasi Jennifer u nda përfundimisht nga Alex Rodriguez pas 4 vitesh lidhje. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Jennifer shfaqet pas këtij momenti në shoqërinë e Ben Affleck. Pak ditë pas ndarjes, Ben u pa në shtëpinë e Lopez, por asokohe u tha se ata të dy janë thjesht miq me njëri-tjetrin.

“Ata kanë pasur një histori romantike, por në këtë pikë ata kanë vetëm miqësi. Të dy e admirojnë njëri-tjetrin profesionalisht, e respektojnë njëri-tjetrin dhe ndjehen rehat bashkë. Jennifer dhe Ben janë takuar shpesh herë që pas ndarjes së saj nga Alex. Jen dhe Ben kanë qenë miq gjatë viteve dhe të dy janë ende thjesht miq”, thanë disa burime për ET”.

Image

 

Mirëpo tani pas këtyre pushimeve dhe kohës së kaluar së bashku nuk mund të thotë askush me siguri se ata të dy janë thjesht miq. Rikujtojmë se Jennifer dhe Ben nisën lidhjen e tyre të dashurisë në korrik 2002, teksa ishin duke xhiruar një film.

Në nëntor të po të njëjtit vit, Ben i propozoi Jennifer me një unazë diamanti, por në vitin 2004 ata i dhanë fund romancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat