Tayna zbuloi përse nuk e ka gjetur fatin e jetës.
Rep-artistja Tayna i mban të informuar ndjekësit për të rejat rreth saj, me anë të postimeve që bën vazhdimisht në rrjete sociale.
Së fundi, ajo solli pamje nga Maldivet, kurse në një rast filmoi një çift teksa po shëtiteshin buzë plazhit.
Me këtë rast, Tayna tregoi edhe arsyen përse vazhdon të jetë beqare, duke shkruar “Këta mund të ishim ne, por unë lodhem nga njerëzit pas pesë ditësh”.
Reperja në fotografitë që i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, shfaqet vazhdimisht në top-formë.
Projekti i saj i fundit është “WTF” në bashkëpunimm e Ivorian Doll, kurse pritet që shumë shpejt të lansohet klipi i ri.