Jennifer rikthehet me Ben Affleck, Alex i shokuar-Çfarë thotë ish partneri!

Mediale Vip

Jennifer rikthehet me Ben Affleck, Alex i shokuar-Çfarë thotë ish partneri!

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:22
Alex Rodriguez, Jennifer Lopez, Ben Affleck

Përflitet prej ditësh se Jennifer Lopez është rikthyer me ish-in e saj Ben Affleck, me të cilin është aktualisht duke bërë pushime, në një kohë kur nuk ka kaluar as një muaj nga ndarja me Alex Rodriguez, me të cilin ishin në prag martese! Një mik i Alex tha se ai është i shokuar nga ky veprim I saj, që erdhi kaq shpejt.

“Alex mendonte vërtet se mund të bënte diçka për t`u rikthyer me të. Ai madje e ka telefonuar për t`u takuar dhe ajo ka qenë e prerë me të. Alex ia bëri të qartë dhe asaj se nuk i pëlqente kjo që po ndodhte”, thotë burimi. Affleck dhe Lopez u takuan për herë të parë në setin e filmit “Gigli” në vitin 2002. Jennifer pak kohë kishte që ishte ndarë nga bashkëshorti I dytë, Chris Judd.

Ben dhe JLO u ndanë në 2004-tën duke përmendur si arsye trysninë e madhe mediatike, që kishte ndikuar në raportin e tyre.

“Mendoj se në një kohë tjetër, në një vend tjetër, kushedi se çfarë do të kishte ndodhur. Sepse, kishte dashuri të vërtetë mes nesh”- ka thene këngëtarja për “Jess Cagle Interview”, e kjo tregon qartë përsenë e këtij afrimi ka të shpejtë tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat