Labi i lumtur për arritjet e bashkëvendasit DJ Regard

Mediale Vip

Labi i lumtur për arritjet e bashkëvendasit DJ Regard

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:08
Labi, DJ Regard

Labi thotë se edhe para 10 vitesh i mbronte DJ e vendit, të cilët paguheshin shumë pak.

Artisti nga Ferizaj, DJ Regard, brenda një periudhe të shkurtër ka arritur të njihet në mbarë botën.

Ai mbrëmë ishte pjesëmarrës në ceremoninë “Brit Awards”, ku edhe ishte i nominuar në një kategori.

Këngëtari Labinot Tahiri është shprehur i lumtur për arritjet e DJ Regard, teksa përmend faktin se DJ në vendin tonë janë paguar shumë pak.

Labi njëherësh uron edhe Dua Lipën për dy çmimet që i mori në ceremoninë e mbrëmshme.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Sa mi rë që para 10 viteve i mbroja DJ e vendit tonë i keni videot kur doni me i pa serish! Ata DJ dhe ky Regardi u pagunin nga 50 euro, sepse nuk ishin gjerman apo amerikan! TE ne, duhet me kan i huaj për me ta dit vlerën! E tash kur këtë djalë po e shohim me suksese të mdhaja të njerëzit nga DJ i cili në Ferizaj apo dikun në Kosovë si shumë DJ, as që iu realizonte ëndrra për ta pasur në mbrëmje apo dikah tjetër, sot shikojeni ku ka arritur. Atje ku askush se ka pritur!

HAHA, sa mirë që e shohim sepse fatin e dikujt e din Zoti athere kur dhe kujt me ia dhuru. Regard, urime e suksese edhe ty sikurse Dua Lipës që po iu urojnë! Punë të mbarë Regard, Kosovë e Shqipërisë”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat