Pasi Princ Philip ndërroi jetë, Mbretëresha ndryshon disa rregulla

Mediale Vip

Pasi Princ Philip ndërroi jetë, Mbretëresha ndryshon disa rregulla

Më: 12 maj 2021 Në ora: 14:56
Mbretëresha Elizabeth

Mbretëresha ka bërë daljen e saj të parë publike që pas vdekjes së Princit Philip.

Mbretëresha Elizabeth u shfaq në hapjen e Parlamentit, një event që ishte shtyrë për shkak të pandemisë.

Ky ishte fjalimi i parë i Mbretëreshës jashtë Kështjellës Winsdor, që pas vdekjes së bashkëshortit të saj. Zakonisht ajo mbërrrin me një karrocë, por këtë herë mbërriti me një limuzinë me 74 persona.

Mbretëresha lexoi fjalimin e saj nga froni i Shtëpisë së Lordëve. Të gjithë mbajtën maska dhe nuk kishte roje për shkak të kufizimve nga pandemia.

Në fjalimin 10 minutëshm Mbretëresha lexoi 30 ligje që ministrat synojnë të miratojnë vitin e ardhshëm, duke përfshirë faturat për infrastrukturën, forcat e armatosura, kufijtë dhe sigurinë, strehimin dhe mjedisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat