Eni Vasili sqaron publikun për dorën e fashuar

Mediale Vip

Eni Vasili sqaron publikun për dorën e fashuar

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:23
Eni Vasili

Eni Vasili u përball me jo pak pyetje ditën e djeshme.

Ajo u shfaq në program me dorën e fashuar dhe të gjithë donin të dinin: A është mirë Eni?

Mesa duket po dhe sqarimin e ka dhënë vetë gazetarja.

Para se të niste programin e saj mbrëmjen e shkuar, Eni u shfaq në dhomën e grimit duke falenderuar publikun për interesimin dhe u shpreh: “Nuk jam rrëzuar dhe nuk kam probleme të ngjashme. Kam një problem që shumë gra shtatzëna me siguri e kanë provuar dhe quhet sindroma e tunelit garpal, që ka lidhje me kyçin e dorës dhe nervat e tij që në një moment gjatë shtatzënisë krijojnë hematomat dhe inflamohen duke ma bërë të vështirë të kryej veprime bazike. Por jam mirë”.

Eni është në pritje të dy vajzave binjake dhe do bëhet nënë shumë shpejt për herë të parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat