“BRIT Awards 2021”: Detajet e mbrëmjes dhe lista e plotë e fituesve

Mediale Vip

“BRIT Awards 2021”: Detajet e mbrëmjes dhe lista e plotë e fituesve

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:26
Dua Lipa

Mbrëmjen e kaluar u mbajt “BRIT Awards 2021″ dhe ishte hera e parë në më shumë se 1 vit që organizohet një event kaq i madh në ambjent të mbyllur dhe me publik, sigurisht duke respektuar distancën.

Gjatë mbrëmjes performuan emra si: Coldplay, Dua Lipa, Elton John, Pink dhe Arlo Parks. Fituesit e çmimeve ishin kryesisht gra dhe mbrëmja pati fjalime dhe emocione të veçanta.

Dua Lipa fitoi çmimin e pestë në ‘BRIT Awards’ duke u renditur mes personazheve më të pëlqyer të muzikës pop në Britani.

Më poshtë ju njohim me listën e plotë të fituesve:

Artistja më e mirë: Dua Lipa

Artisti më i mirë: J Hus

Grupi më i mirë: Little Mix

Artist i rëndësishëm: Arlo Parks

Kënga më e mirë: Harry Styles – Watermelon Sugar

Albumi më i mirë: Dua Lipa – Future Nostalgia

Artistja ndërkombëtare: Billie Eilish

Artisti ndërkombëtar: The Weeknd

Grupi ndërkombëtar: Haim

Global Icon: Taylor Swift

Ylli në rritje: Griff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat