Arsimi e Antonela të pandarë nga njëri-tjetri, nuk mungojnë dedikimet

Mediale Vip

Arsimi e Antonela të pandarë nga njëri-tjetri, nuk mungojnë dedikimet

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:44
Antonela dhe Arsimi

Arsimi e Antonela janë bashkë kudo.

Pavarësisht faktit se Antonela vazhdon të qëndrojë ende në “Përputhen”, ajo e ka konfirmuar lidhjen me Arsimin.

Arsim Abduli ishte larguar para disa javësh nga “Përputhen”, me arsyetimin se nuk e gjeti fatin e jetës dhe po vazhdon obligimet që kishte jashtë programit.

Por, duket se ai vazhdoi takimet jashtë emisionit me konkurrenten Antonela Berisha e tashmë i shohim të pandarë në secilën paraqitje publike.

Së fundi, ishte Arsimi ai i cili postoi një video, në të cilën u shfaq duke u shëtitur bashkë me Antonelën, ndërsa shkruan “Me ket bionden time”.

E pyetur në emision se çfarë po zihet mes saj dhe Arsimit, Antonela tentoi t’i ikte pyetjes, duke thënë se ka disa marrëveshje reklamimi.

Se a janë duke aktruar dyshja, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat