​“Beyonce shqiptare”, Anxhela Peristerin e krahasojnë me këngëtaren e famshme

Mediale Vip

​“Beyonce shqiptare”, Anxhela Peristerin e krahasojnë me këngëtaren e famshme

Më: 12 maj 2021 Në ora: 16:36
Anxhela Peristeri

Kanë mbetur edhe pak ditë kanë që Anxhela Peristeri të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision-it”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.

Këngëtarja e dashur për publikun ka udhëtuar drejt Roterdamit për të bërë provat e para.

Kanali zyrtar i “Eurovizion” në YouTube ka publikuar një pjesë të performancës së Anxhelës gjatë provave, që i ka mahnitur të gjithë.

Përveç talentit në të kënduar, artistja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe me look-un që ka zgjedhur.

Ajo shihet e veshur me një body me gurë dhe duket në super formë fizike. Shumë fansa e kanë krahasuar Peristerin me këngëtaren me famë botërore, Beyonce-n.

Nga ana tjetër kujtojmë se Anxhela do të ngjitet në skenën e “Eurovision-it” në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë që do të performojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat