Hollywood-i në zi, ndahet nga jeta në moshën 106-vjeçare aktori i njohur

Mediale Vip

Hollywood-i në zi, ndahet nga jeta në moshën 106-vjeçare aktori i njohur

Më: 12 maj 2021 Në ora: 20:17
Norman Lloyd

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Norman Lloyd, është ndarë nga jeta në moshën 106-vjeçare. Djali i Lloyd, Michael Lloyd, tha se i ati vdiq të martën në shtëpinë e tij në lagjen Brentwood të Los Angeles.

Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family” dhe “The Practice.

Roli i tij më i famshëm është ai në filmin e vitit 1942, “Saboteur”, drejtuar nga Hitchcock, i cili gjithashtu e përfshiu Lloyd edhe në thrillerin klasik të vitit 1945, “Spellbound”.

Role të tjera të tij përfshijnë filma si: “The Southerner” të Jean Renoir, “Limelight” të Charlie Chaplin, “Society Poets Dead” me Robin Williams, “In Her Shoes” me Cameron Diaz dhe “Gangs of New York” me Daniel Day-Lewis.

Në vitin 2014, në shenjë njohjeje të 82 viteve të tij në showbiz, e duke arritur moshën 100-vjeçare, Këshilli i Qytetit i Los Anxhelos shpalli që ditëlindja e Lloyd, më 8 nëntor, do të nderohej si “Dita e Norman Lloyd”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat