Fjolla dhe Fisniku me pushime jashtë vendit, përkundër se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Kukësit

Mediale Vip

Fjolla dhe Fisniku me pushime jashtë vendit, përkundër se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Kukësit

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:40
Fisniku dhe Fjolla

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ditë më parë ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina.

Ajo u dënua më 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me gjashtë vjet burgim për ‘trafik të armëve dhe municionit’.

Artistja, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

Përkundër kësaj, ajo po vazhdon të mos bëjë asnjë reagim dhe të shijojë jetën pavarësisht raportimeve.

Bashkëshorti i saj, biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, ka publikuar disa postime në rrjete sociale me anë të të cilave tregon se janë në pushime.

Në bazë të lokacioneve që ka publikuar, ai dhe Fjolla duket se kësaj radhe kanë zgjedhur të kalojnë një kohë të mirë në Belgjikë.

“Jeta ime”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë së këngëtares Morina.

Çifti me këtë rast kanë hedhur poshtë të gjithë zërat rreth ndarjes, pasi po komentoheshin prej kohësh në faqet rozë. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat