Capital T: Gjithkush po bën këngë e klikime, edhe sa bëhet mirë

Mediale Vip

Capital T: Gjithkush po bën këngë e klikime, edhe sa bëhet mirë

Më: 13 maj 2021 Në ora: 12:14
Capital T

Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer në estradë, i cili tashmë ka pushtuar tregun prej shumë vitesh.

Fjala është për reperin e njohur Capital T, ndërsa admirohet në masë të madhe edhe nga publiku.

Krijuesi i hitit “Kujtime” së fundmi ka hedhur një postim në InstaStory, që duket të jetë me ‘thumba’ kundrejt ndonjë artisti.

“Gjithkush po bën këngë e klipe, e klikime e ndjekës. Më shumë artista se njerëz normal. Edhe sa edhe sa edhe sa bëhet mirë”, ka shkruar ai.

Image

Megjithëse nuk ka adresuar ndonjë emër, kjo lë të nënkuptohet se është fjalë për artistët e rinj që po bëjnë debutimin në treg.

Sido që të jetë, Trim Ademi (emri i vërtetë) po shijon suksesin e këngës së re e njëherësh të fundit të titulluar “Rrushe”.

Kënga zyrtare e serialit të ri vendor “Rrushe” për një javë ka arritur të mbledh mbi një milion klikime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat