Michele Morrone bëri një koment jo të këndshëm për Belen Rodriguez, dhe rrjeti iu hodh kundër!

Mediale Vip

Michele Morrone bëri një koment jo të këndshëm për Belen Rodriguez, dhe rrjeti iu hodh kundër!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:46
Michele Morrone, Belen Rodriguez

Michele Morrone është protagonisti i një “stuhie” të nisur online nga një koment i pakëndshëm i tij për Belen Rodriguez. Pas ndarjes nga Stefano De Martino, showgirl argjentinase po përjeton një histori të re dashurie me Antonino Spinalbese.

Të dy presin me padurim të mbajnë në krahë vajzën e tyre Luna Marie, e cila do të vijë në jetë së shpejti. Por para se të fillonte historinë e dashurisë me Spinalbese-n, Belen u përfol për një flirt me Morrone-n, gjë që më vonë u përgënjeshtrua.

Ylli i 365 Days së fundi iu përgjigj vrazhdë një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.

“Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…” -përfundoi ai, duke e nënçmuar kështu Rodriguez-in, e duke e ulur atë në imazhin e një gruaje që s’ka asgjë tjetër veç bukurisë.

Shumë ndjekës i kritikuan fjalët e tij, duke i treguar se duhet të jetë më i kujdesshëm e të ketë më shumë respekt për femrat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat