Aurela Gaçe tregon si reagojnë njerëzit në rrugë: E shkreta si është katandisur!

Mediale Vip

Aurela Gaçe tregon si reagojnë njerëzit në rrugë: E shkreta si është katandisur!

Më: 13 maj 2021 Në ora: 18:11
Aurela Gaçe

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, e cila ka ndarë me miqtë e saj faktin që në përditshmëri është një njëri i zakonshëm që kryen rutinë të zakonshme.

Aurela Gaçe ka treguar se pavarsisht se jeton në një lagje të populluar nga shumë njerëz, jo gjithmonë është e veshur bukur apo me make up dhe se shpesh ndodh që ta shohin edhe me qeset e pazarit në dorë.

Aurela ka ndarë me ndjekësit një post në “Instagram”, ku thotë:

“Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth. U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate.

Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh. Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ata-ato teksa unë largohem:

‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’ ‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’

Apo e treta e vërteta: ‘Lum burri që e ka!’ Mendoj që është e treta”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat