Gjuha shqipe ‘pushton’ skenën e 'Eurovisionit', Anxhela Peristeri shkëlqen në provat e para të festivalit muzikor

Mediale Vip

Gjuha shqipe ‘pushton’ skenën e 'Eurovisionit', Anxhela Peristeri shkëlqen në provat e para të festivalit muzikor

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:48
Anxhela Peristeri

Me dritat kuq e zi, zërin karakteristik dhe gjuhën shqipe, Anxhela Peristeri ka lënë shenjën e saj në skenën e “Eurovisionit” ku bëri provat e para për natën e madhe.

“Zoti nuk ma fal, t' thirra por zë nuk kam. Lotët mbledhur në dorë, të ndryshkur janë”, ky është refreni i këngës “Karma” me të cilën këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin muzikor.

Anxhela ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me zërin dhe talentin e saj por me veshjen! Ajo ka zgjedhur një body me gurë të shndritshëm, i cili i nxjerr në pah format elegante të turpit. Ndërsa për flokët dhe fytyrën ka zgjedhur një look më të thjesht.

Tre ditë më parë, këngëtarja është nisur drejt Holandës, ku edhe do të zhvillohet festivali muzikor.

“Eurovisioni” do të mbahet nga 18-20 maji dhe Anxhela do të përforcojë e 11-ta në radhë.

Mezi presim që Anxhela t’i vejë flakën skenës së “Eurovisionit”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat