Deklaroi se do të publikonte këngë, Fjoralba Ponari sqaron se çfarë ka ndodhur

Mediale Vip

Deklaroi se do të publikonte këngë, Fjoralba Ponari sqaron se çfarë ka ndodhur

Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:58
Fjoralba Ponari

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do bëhet pjesë aktive e tregut të muzikës dhe shumë shpejt do të vijë me një album të sajin.

Mirëpo, deri tani ajo nuk ka publikuar asnjë projekt, duke i bërë të gjithë fansat kuriozë. Madje, një nga ndjekësit e saj e ka pyetur para pak minutash me plot kureshtje.

“Mora vesh që ke bërë një këngë. Ku humbi?”, i ka shkruar ndjekësi në Instagram, teksa moderatorja ka treguar: “Këngët aty janë po presin momentin e duhur për tu publikuar. Por çdo artist (e aq më tepër një artist që lançohet për herë të parë) e di fare mirë sa me risk do ishte të sillte diçka në treg në këtë periudhë të vështirë.”

Kujtojmë që Fjoralba është nën menaxhimin e reperit të njohur MC Kresha dhe ka paralajmëruar përmes një fotoje se do vijë në bashkëpunim me Lyrical Son.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat