Albani dhe Miriami e kanë mendjen të ndarë për bebin numër 3

Mediale Vip

Albani dhe Miriami e kanë mendjen të ndarë për bebin numër 3

Më: 15 maj 2021 Në ora: 08:03
Albani dhe Miriami me dy fëmijët, Amelinë dhe Duan

Albani dhe Miriami kanë vendosur ta mbyllin me dy fëmijë, Amelinë dhe Duam. Fëmija i tretë do jenë bizneset.

Kështu tregoi çifti në një intervistë në “Express rozë”, duke u shprehur të lumtur me familjen që kanë krijuar.

Miriami tha se fëmijët duan kohë dhe energji, prandaj e kanë parë të arsyeshme që t’i dedikohen vetëm dy vogëlushëve të tyre dhe bizneseve.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka: “Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat