Dikur shoqe të ngushta, kriset marrëdhënia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit

Mediale Vip

Dikur shoqe të ngushta, kriset marrëdhënia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:33
Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi

Dikur, dy shoqet e ngushta Adrola Dushin dhe Xhesika Berberin i shihnim shumë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës në rrjete sociale.

Ato s’bënin thuajse asgjë të ndara dhe i tregonin të gjithëve vlerësimin e madh që kishin për shoqërinë e tyre.

Kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë.

Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”,- tha modelja më herët.

Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre është krisur dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë?

Mediat ka vënë re se vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa “ndarja” e tyre ka qenë pa zhurmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat