Skena të nxehta me Atdheun, Ana publikon këngën e re/ Sindi ironizon: Një minutë heshtje për muzikën!

Mediale Vip

Skena të nxehta me Atdheun, Ana publikon këngën e re/ Sindi ironizon: Një minutë heshtje për muzikën!

Më: 15 maj 2021 Në ora: 18:38
Ana

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi është futur zyrtarisht në industrinë e muzikës. Vetëm pak më parë ajo ka publikuar këngën e saj të parë.

Kënga titullohet “Deal” dhe një ndër protagonistët në klip është Atdheu. Në këtë projekt muzikor Ana shfaqet si një vajzë “self-made”.

Një pjesë e madhe e publikut i ka vënë në dukje Anës faktin që ajo nuk ka talent, duke e quajtur këngën një dështim.

Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi.

Pasi Ana lançoi këngën e saj në Youtube, Sindi e ironizoi Anën dhe këtë projekt me një status në InstaStory.

“Një minutë qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”- shkroi Sindi duke lënë të kuptohet se e kishte drejtpërdrejt me Anën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat