Diona zbulon titullin e duetit me reperin anglez dhe tregon se në cilën gjuhë do të këndojë ajo

Mediale Vip

Diona zbulon titullin e duetit me reperin anglez dhe tregon se në cilën gjuhë do të këndojë ajo

Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:13
Diona

Diona nuk po ndalet, vjen me një bashkëpunim të huaj.

Diona Fona një këngëtare e re në tregun muzikor që po pëlqehet mjaft shumë, ajo u rrit në Angli por u kthye në Kosovë për të zhvilluar karrierën e saj muzikore.

Këngëtarja kësaj radhe ka publikuar disa imazhe nga prapaskena e projektit të saj muzikor të ri ku shihet e rregulluar mjaft bukur me flokë të gjatë dhe grim të rëndë.

Ajo po sjell një bashkëpunim me reperin anglez ZieZie së shpejti ndonëse nuk ka treguar datën e saktë të lansimit.

Ajo u pyet nga fansat se në cilën gjuhë do të këndojë ku u shpreh se sigurisht se në gjuhën shqipe. Ndërsa për titullin e projektit të ri muzikor, Diona zbuloi se “Fire” do të titullohet bashkëpunimi me reperin anglez ZieZie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat