Ana Kauri në krah të Jasminës, thumbon ashpër Andin

Mediale Vip

Ana Kauri në krah të Jasminës, thumbon ashpër Andin

Më: 15 maj 2021 Në ora: 23:19
Ana, Andi, Jasmina

Jasmina u rikthye në Përputhen për t’i bërë një surprizë mikes së saj, Olës, me rastin e ditëlindjes.

Kjo ishte hera e parë që ajo kthehej sërish në emision, që pas daljes çift me Andin.

Mirëpo pas daljes marrëdhënia e dyshes mori tjetër drejtim dhe Andi me Jasminën nuk janë më bashkë.

Kjo e fundit shpjegoi se çfarë ndodhi realisht mes tyre dhe si i kanë raportet për momentin.

Jasmina tha se Andi ndryshoi shumë pas daljes nga emisioni dhe sipas saj ndikoi fama në këtë pjesë.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”, u shpreh Jasmina.

Më pas ajo përmendi faktin se Andi nuk i kishte treguar se do të ndihmonte këngëtaren, Diona Fona, për një projekt të ri dhe sigurisht që kjo e ka bërë të dyshoj.

Ajo tha se aktualisht ata nuk kanë komunikim fare me njëri-tjetrin.

Jasmin tha se nuk është penduar për faktin se doli çift me Andin nga emisioni, sepse ndjenjat për Jasminën duket se vazhdojnë të jenë të njëjta kundrejt tij. Megjithatë ajo e pranoi se është zhgënjyer shumë prej tij.

Në faqen zyrtare të “Përputhen” është publikuar videoja e deklaratës së saj dhe në sy të të gjithëve ka rënë një koment nga ish-konkurrentja, Ana Kauri. Ajo ka dalë në mbrojtje të Jasminës dhe nuk ka lënë pa thumbuar Andin duke e quajtur aktor.

“Kur iu thoja unë që është aktor Andi, jo ju. Jasmin, zemra ime, ty të kenë nderin të afrohen e jo më të kenë”, ka shkruar Ana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat