Princi Harry: Jeta në familjen mbretërore si në “Truman Show”, tani jam i lirë

Mediale Vip

Princi Harry: Jeta në familjen mbretërore si në “Truman Show”, tani jam i lirë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 00:21
Princi Harry

Një përzierje midis filmit “Truman Show” dhe kopshtit zoologjik, kështu e përshkroi Princi Harry jetën mbretërore në një intervistë me Dax Shepard për podcast-in e tij “The Armchair Expert”.

Duka i Sussex zbuloi se ai dëshironte të largohej nga familja mbretërore që kur ishte 20 vjeç dhe shpjegoi se përfundimisht e mori atë vendim për të thyer ciklin e “vuajtjeve” që kishte përjetuar gjatë rritjes.

Ai tha se asokohe e kuptoi se nuk e donte jetën mbretërore pasi kishte parë atë që i bëri nënës së tij, Princeshës Diana.

 “Isha 20 vjeç dhe mendova: Unë nuk e dua këtë punë, nuk dua ta bëj. Shikoni çfarë ndodhi me nënën time? Si mund të ndërtoj ndonjëherë një familje, të kem një grua, kur e di se mund të ndodhë sërish?”, tha ai.

Sa i përket babait të tij, Charles, princi beson se ai në një farë mënyre ka vuajtur ose trashëguar vuajtjet e prindërve të tij.

“Unë nuk mendoj se duhet të drejtojmë gishtin ose të fajësojmë dikë, por unë me siguri kam përjetuar një formë të dhimbjes ose vuajtjes për shkak të dhimbjes ose vuajtjes që babai im ose prindërit e mi mund të kenë pësuar. Kështu që dua të sigurohem që ta thyej këtë cikël”.

Ai shtoi se Meghan, duke e ditur se si është jeta mbretërore do të thoshte: "Ju nuk keni nevojë të jeni një princeshë, ju mund të krijoni një jetë që do të jetë më e mirë se çdo princeshë."

Harry gjithashtu zbuloi se ai u takua me gruan e tij në një supermarket në Londër.

Ai përshkroi lirinë që ndjeu duke jetuar në Los Anxhelos: “Unë në fakt mund të ngre kokën dhe ndihem ndryshe, jam i lirë, tani mund ta marrë Archie në anën e pasme të biçikletës time, dhe këtë  nuk do mundja ta bëja kurrë në po të isha në Mbretëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat