Pas debatit me Rezart Veleshnjën, Alex Seitaj sjell një parodi mjaft kuptimplotë

Mediale Vip

Pas debatit me Rezart Veleshnjën, Alex Seitaj sjell një parodi mjaft kuptimplotë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 07:59
Rezart Veleshnja, Alex Seitaj

Ky i fundit ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC.

Aleksi ka folur edhe për parodinë që ka publikuar para pak ditësh i titulluar “Skandal” (Parodia që nuk bën për të qeshur)

Aktori i njohur ka treguar se nisur pikërisht nga skandali dhe debati me Rezart Veleshnjën është frymëzuar për të krijuar këtë parodi.

“Duke u nisur nga situata e fundit, që unë personalisht, artistikisht kam kaluar, u frymëzova për të bërë këtë parodi që nuk është një parodi si gjithë të tjerat. Çfarë më ngacmoi mua nga kjo situata e fundit. Nuk ishte fakti që dikush u ngrit edhe më sulmoi mua personalisht. Ishte se si ky skandal u bë kaq i madh mediatikisht saqë mua më çuditi. Në të njëjtën kohë jam prononcuar dhe kam thënë publikisht që unë sapo kam mbaruar së xhiruari një film me metrazh të gjatë, ku luaj personazhin kryesor dhe askush nuk e vuri ujin në zjarr”, ka shpjeguar Aleks Seitaj.

Ndër të tjera ai ka thënë se këtë parodi ua dedikon të gjithë artistëve që hasen me plot vështirësi për të arritur gjërat që ata dëshirojnë.

“Është një parodi dhe me gjithë zemër e them këtë, është dhuratë dhe dedikim për të gjithë artistët që shlyhen në 100 copa për të bërë atë çfarë kanë në mendje të bëjnë, të nxjerrin artin e tyre”, përfundoi ai.

Aleks Seitaj mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree erdhi nën petkun e Lana Del Rey dhe këndoi këngën e saj të famshme “Video Games”. Me interpretimin e tij nuk kanë munguar të qeshurat në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat