Greg Rama në një lidhje? Kush është vajza ‘misterioze’ që e shoqëron në stadium

Mediale Vip

Greg Rama në një lidhje? Kush është vajza ‘misterioze’ që e shoqëron në stadium

Më: 16 maj 2021 Në ora: 08:06
Greg Rama

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama është parë ditën e djeshme në shkallët e stadiumit krah një vajze bukuroshe brune.

Ai ka qenë në stadium për të parë ndeshjen Tirana-Partizani. 

Në fotot e kapura nga paparazzi Greg dhe vajza misterioze qëndrojnë ulur në krah të njëri-tjetrit me vështrimin nga fusha e gjelbërt.

Kjo foto, ka bërë të shtohen dyshimet e ndjekësve se tashmë djali i kreut të qeverisë është në një lidhje dashurie.

Pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij. E që prej atij momenti asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private.

Image
Greg Rama dhe vajza misterioze
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat