Esdalini tregon pse zihet me Olën: Për para, ajo nuk sheh çmime ndërsa unë jam dorështrënguar

Mediale Vip

Esdalini tregon pse zihet me Olën: Për para, ajo nuk sheh çmime ndërsa unë jam dorështrënguar

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:40

Të ftuar në rubrikën “Gjysma ime” në Tv Klan, ka qenë çifti i koreografëve Esdalin Gorani dhe Ola Hasani. Ata kanë ushtruar për vite me radhe profesionin e baltetit dhe janë shumë të dashur për publikun shqiptar. Gjatë intervistës ata kanë treguar më shumë për jetën e tyre personale dhe profesionale. Gjithashtu çifti ka tregua si kanë arritur të menaxhojnë punën dhe profesionin së bashku. Të pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea se për çfarë zihen më shumë, ata thonë për paratë. Estalini tregon se ai është më dorë shtrënguar, ndërsa Ola nuk sheh fare çmimet.

Ardit Gjebrea: Ju jeni të lumtur, por ndonjëherë edhe ziheni. Për çfarë ziheni?

Ola Hasani: Për ide, për para.

Esdalin Gorani: Ja, obobobo. Unë jam ai dorështrënguari. Ola nuk sheh çmime, nuk sheh asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Nga vjen kjo Esdalin?

Esdalin Gorani: Sepse unë jam rritur vetëm, kam ikur 10 vjeç nga familja, kam jetuar në konvikt dhe kjo më ka bërë të jetoj vetëm, pa familjen. Jetoja tek konviktet e Liceut Artistik në ’89-ën kam qenë në klasën e pestë, llogarite çfarë kohe dhe unë shkoja një herë në javë në shtëpi.  2 Lekë që mi jepte babai që t’i kisha gjithë javën, ditët e para i prishja e thoja çfarë do bëj. Pastaj fillova të bëj ekonominë, jeta e vështirë që kam bërë, më ka bërë që të bëj ekonominë.

Ardit Gjebrea: Ne kemi të gjithë një mentor në jetë, unë kam profesor Çesk Zadenë, po juve?

Esdalin Gorani: Ne kemi të madhin Agron Aliaj. Kjo është meritë dhe mirënjohje e përjetshme  nga ne, sidomos nga unë me profesor Agronin kam pasur një raport fantastik personal, jo në punë por edhe jashtë pune. Është personi që ka investuar më shumë nga ne dhe personi falë të cilit ne jemi sot. Ka qenë personi që na ka hapur rrugën, ka drejtoi rrugën, ka pasur në atë kohë një program, na tha bëjeni vetë dhe në i thamë profesor se bëjmë dot. E na tha e di si është puna? Noti mësohet në det, o bëje o lerë.

Ola Hasani: Mesa duket kishte parë diçka tek ne të dy përderisa investoi. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat