John Travolta dhe Bruce Willis bashkohen sërish në ekran 27 vite pas filmit të famshëm

Mediale Vip

John Travolta dhe Bruce Willis bashkohen sërish në ekran 27 vite pas filmit të famshëm

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:43
John Travolta dhe Bruce Willis

John Travolta dhe Bruce Willis do të jenë sërish bashkë në të njëjtëin ekran. Dy aktorët e famshëm do të luajnë bashkë në filmin e ardhshëm “Paradise City”, që pritet të fillojë prodhimin ditën e hënë në Hawaii.

Ky lajm vjen 27 vite pasi Travolta dhe Willis luajtën bashkë në filmin e famshëm të 1994-s, “Pulp Fiction”. Dy aktorët kanë punuar bashkë edhe në filma të tjerë mjaft të suksesshëm, si “Look Whos’s Talking” i vitit 1989 dhe “Look Who’s Talking Too” në 1990-n.

Në filmin “Paradise City”, Willis do të luajë rolin e Ryan Swan, një vrasës me para i cili kërkon të marrë hak për mbretin e botës së krimit në Hawaii, që luhet nga Travolta.

Ky i fundit ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi bashkë me vajzën e tij, Ella, pasi ata risollën kërcimin e tij të famshëm për një reklamë të “Super Bowl”.

“Ishte magjike, sepse nuk ka asnjë tjetër në këtë botë me të cilin do të doja të kërceja përveç vajzës sime, Ella. Funksionoi në shumë nivele. Si fillim si një formë argëtimi për njerëzit që e shijuan. Së dyti, më dha mundësinë që të prezantoj vajzën me një platformë të madhe, të tregoja talentin e saj, bukurinë e saj dhe gjithashtu ishte një kujtim i bukur për nënën e saj (Kelly Preston)”, u shpreh Travolta pas kërcimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat