​Zbulohet një nga arsyet e divorcit të Bill Gates me gruan dhe Microsoft

Mediale Vip

​Zbulohet një nga arsyet e divorcit të Bill Gates me gruan dhe Microsoft

Më: 17 maj 2021 Në ora: 09:03
Bill Gates

Gazeta “Wall Street Journal” ka publikuar një artikull në orët e fundit, sipas të cilit zbulohet një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshorten Melinda dhe largimin e tij nga bordi drejtuesi i kompanisë që themeloi.

Në artikull shkruhet se bordi i Microsoft vendosi në 2020 se Bill Gates duhej të dorëhiqej për shkak të një lidhje sentimentale që ai kishte me një punonjëse të kompanisë.

Bordi i drejtorëve të Microsoft, thotë “Wall Street Journal”, punësoi një firmë ligjore në fund të vitit 2019 për të hetuar Gates, pasi një punonjëse pretendoi në një letër se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me themeluesin e kompanisë për vite me radh

Gjatë hetimit, disa anëtarë të bordit menduan se nuk ishte më e përshtatshme që Gates të ishte pjesë e tij.

Në fillim të këtij muaji, Bill dhe Melinda Gates deklaruan divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat