Bebe Rexha e mërzitur pas renditjes së albumit të saj në vendin e 140 në Billboard

Mediale Vip

Bebe Rexha e mërzitur pas renditjes së albumit të saj në vendin e 140 në Billboard

Më: 17 maj 2021 Në ora: 23:06
Bebe Rexha

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është shprehur e dëshpëruar me renditjen e albumit të saj në vendin e 140 nga 200 sa ishin renditur në Billboard.

Ajo ka thënë se përkundër që është mërzitur, ajo nuk do të dorëzohet.

Rexha tutje ka shtuar se karriera e saj është ndërtuar edhe në dështime porse ajo nuk do të ndalet.

Image

“Unë kurrë nuk jam ndalur dhe nuk do ta bëj kurrë. Unë ende besoj në këtë album. Dhe unë akoma do të shtyj. Pavarësisht të gjithave”, ka shkruar ajo në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat