Incident me biçikletë, Nick Jonas thyen një bri

Mediale Vip

Incident me biçikletë, Nick Jonas thyen një bri

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:34
Nick Jonas

Nick Jonas thyen një bri pas një incidenti në biçikletë.

Nick Jonas thotë se ai theu një bri pasi ra nga biçikleta, por ai është duke u shëruar, shkruan TMZ.

Nick zbuloi shkallën e dëmtimeve të tij të hënën në mbrëmje në “The Voice” në NBC, duke thënë se ai gjithashtu pësoi disa gërvishje dhe mavijosje të tjera.

Artisti pësoi incident në mbrëmjen e së shtunës ndërsa po xhironte një projekt dhe lëndimi ishte mjaft serioz saqë i duhej kujdes mjekësor në një spital afër.

Thuhet se ai u lirua dhe u kthye në shtëpi të dielën dhe nuk do të mungojë në paraqitjen e planifikuar në “The Voice”.

Aktori dhe këngëtari  28-vjeçar pësoi një lëndim të dorës më 2018, rezultat i një stërvitje pas shfaqjes në Meksikë. Ai postoi një foto të këtij dëmtimi në atë kohë, duke treguar fasha dhe një birrë. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat