Artisti shqiptar me reperin e ri gjerman sjellin super projektin “Jasha”

Mediale Vip

Artisti shqiptar me reperin e ri gjerman sjellin super projektin “Jasha”

Nga: Maksim Gjoka Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:43
Qamil Hondozi, Denno

Ai është artist i njohur i muzikës popullore dhe mjaft i kërkuar në koncerte dhe ahengje familjare.

Po flasim për këngëtarin Qamil Hondozi i cili së bashku me reperin e ri por të talentuar gjerman kanë sjellë këngën "Jasha".

Mësojmë se reperi Denno e ka ftuar dhe ka dashur që zëri i këngëtarit shqiptar të jetë në refrenin e këtij projekti që ka nisur të pëlqehet mjaft. Kënga është kudo në platformat e nëpër radiot në botë. Të dy artistët kanë realizuar idenë dhe tekstin e këngës në bashkëpunim.

Ndërsa reperi i ri gjerman ka shumë talent dhe të ardhme, këngëtari Qamil Hondozi ka mjaft këngë dhe klipe në treg ndërsa këtë verë pritet që ai të sjell një album live ku do të jenë 15 këngë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat