Aktori i “Fantastic Beasts”, Kevin Guthrie do të shkojë në burg për abuzim seksual

Mediale Vip

Aktori i “Fantastic Beasts”, Kevin Guthrie do të shkojë në burg për abuzim seksual

Më: 18 maj 2021 Në ora: 18:47
Kevin Guthrie

Aktori Kevin Guthrie u dënua me tri vjet burg për abuzim seksual ndaj një gruaje në Glasgou të Skocisë.

I njohur për rolin e tij si Abernathy në filmin “Fantastic Beasts”, ai abuzoi seksualisht me një 29-vjeçare pas një nate në të cilën ajo u sëmur.

Incidenti ka ndodhur në vitin 2017 në banesën e aktorit Scott Reid, shkruan tabloidi britanik The Sun.

Aktorja dëshmoi se Guthrie e preku dhe e dhunoi seksualisht pasi e ndihmoi të shkonte në shtrat. Ai pretendoi se po e ndihmonte vetëm që të shtrihej, por ADN-ja e tij u gjet më vonë në rrobat e tij të brendshme.

Edhe pse 33-vjeçari u ankua në gjykatë se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij, gjykata nuk e ndryshoi vendimin, transmeton KP.

“Ju ishit në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mirë. Ky është një krim i urryer, ju duhet ta kishit vëzhguar atë derisa ajo të mund të kujdesej për veten e saj”, është shprehur gjykatësi.

Emri i Guthrie do të gjendet gjithashtu në regjistrin e shkelësve seksualë për një kohë të pacaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat