Gati për plazh, Kylie merr vëmendjen e ndjekësve me pozat para pasqyrës

Mediale Vip

Gati për plazh, Kylie merr vëmendjen e ndjekësve me pozat para pasqyrës

Më: 18 maj 2021 Në ora: 19:03
Kylie Jenner

Kylie vuri në fokus format trupore.

Kylie Jenner është një ndër emrat më të komentuar të shoubizit në të gjithë botën dhe njëherësh ndër biznesmenet më të suksesshme.

Bukuroshja së fundi ndau me ndjekësit disa fotografi teksa po përgatitej për të dalë në plazh dhe dukej shumë provokuese.

Ajo kishte veshur bikini dhe një këmishë të shkurtër, teksa filmoi fizikun e përsosur nga afër në pasqyrë brenda rezidencës ku qëndron.

Ylli televiziv ashtu sikurse edhe motrat e saj, shumë shpesh është akuzuar për ndërhyrje estetike në trup, por kjo gjë nuk i bën fare përshtypje.

Kujtojmë se Kylie Jenner është nënë e një vajze, Stormi, të cilën e ka nga lidhja me Travis Scott. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat