Afrim Muqiqi: Java e ardhshme është vendimtare për hapjen e sallave të dasmave

Mediale Vip

Afrim Muqiqi: Java e ardhshme është vendimtare për hapjen e sallave të dasmave

Më: 18 maj 2021 Në ora: 20:01
Afrim Muqiqi

Ministria e Shëndetësisë sot ka takuar Odën e Hotelerisë dhe Turizmit me të cilën ka biseduar për mundësinë e hapjes së sallave të dasmave këtë verë.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe këngëtari Afrim Muqiqi i cili ka qenë tejet i angazhuar gjatë muajve të fundit me deklarata në media që të mos anulohen dasmat por të gjendet një zgjidhje që ato të mbahen.

Afrim Muqiqi si përfaqësues i këngëtarëve në Odën e Hoteleries pas mbledhjes me Ministrinë e Shëndetësisë sot tha se janë dakorduar që ditëve të ardhshme ta mbajnë një takim tjetër.

“Është njëri prej takimeve më konstruktive që Oda ka pasur me ministrin u dakorduam që ditëve të ardhshme ta kemi një takim tjetër dhe jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë. Kemi biseduar për të gjitha pikat që janë me rëndësi për hirë të korrektësisë vendosëm që pas takimet të radhës që do të mbahet javën e ardhshme të dalim me një vendim të përbashkët”, tha Muqiqi.

Tutje ai shtoi: “Nuk duam me mendua sepse prej fillimit kemi parë vetëm zi dhe jemi të sigurt qe javën e ardhshme do ta kemi një përgjigje pozitive. Keni  të drejtë në pyetjen tuaj mirëpo tash është bërë një grup që po prej çdo pikë dhe të gjejmë mënyrën më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat