Fillon nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit për vitin 2021

Mediale Vip

Fillon nata e parë gjysmëfinale e Eurovisionit për vitin 2021

Më: 18 maj 2021 Në ora: 22:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Sonte ka filluar nata e parë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës Eurovision.

Festivali i këtij viti po mbahet në Ahoy Arena në Roterdam, Holandë.

Theksojmë se vitin e kaluar ishte anuluar për shkak të pandemisë, e këtë vit u rikthye sërish dhe në natën e parë shfaqi 16 garues të cilët sigurisht se synojnë natën finale me 22 maj.

Ngjarja e madhe u realizua sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë.

Ndryshe, përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është Anxhela Peristeri me këngën ‘Karma’, interpretimin e së cilës do ta bëjë në natën e dytë gjysmëfinale, që do të mbahet me 20 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat