Mirud sjell me klip këngën “Nëse vdes”

Mediale Vip

Mirud sjell me klip këngën “Nëse vdes”

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:32
Mirud

Artisti shqiptar, Mirud, ishte një nga më të komentuarit në edicionin e kaluar të Festivalit të Këngës në RTSh, dhjetorin e kaluar.

Ai u paraqit me këngën “Nëse vdes”, ku edhe përkundrejt prezantimit të veçantë dhe këngës ritmike, nuk arriti që të marrë një nga tri çmimet e para.

Sido që të jetë, kënga vazhdon të pëlqehet nga publiku dhe të marrë komplimente të shumta, e mu për këtë arsye, artisti ia ka realizuar edhe klipin.

Mirusi ka sjell me klip versionin ‘unplugged’ të këngës, e cila është realizuar nga regjisori Gezim Mavric.

Klipi i këngës është xhiruar në New York, që njëherësh është edhe vendi ku këngëtari me prejardhje nga Prizreni jeton dhe vepron.

“Nëse vdes” është një kompozim i Enis Mullajt dhe Unik, teksa tekstin e saj e kanë shkruar Mirud dhe Eriona Rushiti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat