Kënga e re e Kidës me reperin gjerman e ka një datë publikimi

Mediale Vip

Kënga e re e Kidës me reperin gjerman e ka një datë publikimi

Më: 18 maj 2021 Në ora: 23:34
Kida, Samra

Kida do të vijë shumë shpejt në një bashkëpunim me reperin gjerman, Samra. Dyshja e zbuluan këtë projekt të përbashkët javë më parë, teksa zbuluan se kishin shkuar për xhirime bashkë në të njëjtin vend, në Dubai.

Së fundmi, Kida ka zbuluar pak nga kjo këngë e re, që duket se do të jetë mjaft ritmike. Ajo ka publikuar në Instagram një video duke kërcyer nën ritmet e këngës, që mesa duket do të mbajë titullin “Lila”.

Gjithashtu dy artistët kanë ndarë në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi. Kida shfaqet shumë seksi me flokët e lyer në ngjyrë çokollatë, teksa hipën në një makinë luksoze.

Ndërkohë së fundmi, Kida na ka bërë të ditur datën dhe orën e publikimit të kësaj kënge. Ajo ka ndarë një sekuencë nga kliki i këngës, nëpërmjet së cilës ka treguar se ky proojekt do të publikohet më 21 maj në orën 23:59.

Kjo verë duket se do të jetë mjaft e suksesshme për Kidën, sepse përveç bashkëpunimit me Samra-n, pritet që ajo të publikojë dhe një tjetër duet. Para pak ditësh “Prive” raportoi se Kida ka bashkuar forcat për një projekt muzikor me mikun e saj, Ledri Vula. Kënga e dyshes do të publikohet gjatë muajve të verës dhe pritet të bëjë namin kudo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat