Eleni Foureira “çmend”rrjetin! Këngëtarja del topless në klipin e ri dhe nuk i lë vend imagjinatës

Mediale Vip

Eleni Foureira “çmend”rrjetin! Këngëtarja del topless në klipin e ri dhe nuk i lë vend imagjinatës

Më: 19 maj 2021 Në ora: 00:27
Eleni Foureira

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare është kthyer në një ndër artistet më të dashura pas pjesëmarrjes së saj në “Eurovision” dy vite më parë, ku u rendit në vendin e dytë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një këngë me videoklip në bashkëpunim me Mad Clip, që mban titullin “Mporei”.
Në këtë projekt, Eleni mori të gjithë vëmendjen teksa shfaqet mjaft provokuese dhe madje në njërën nga skenat e videoklipit, ajo erdhi topless.

“Pas shumë mundi dhe energjie që i dhamë atij projekti, “Mporei” është publikuar në YouTube, O Zot i madh! Jam e gëzuar që t’ua prezantoj videoklipin tonë të ri së bashku me mikun dhe artistin e dashur Mad Clip. Shpresoj se do ta duani aq shumë sa ne”, ka shkruar Eleni pas publikimit të klipit në ‘’Youtube’’.

Kujtojmë se Eleni është kritikuar shumë, veçanërisht në Greqi për faktin që e fshehu origjinën dhe nuk fliste gjuhën shqipe. Por ajo ka treguar një tjetër arsye përse ndaloi së foluri shqipen pasi shkuan të jetonin në Greqi me familjen.

Në një intervistë për Jonida Shehun dy vite më parë, këngëtarja zbuloi se ishte e vogël kur u largua nga krismat e 97-s në Shqipëri për një jetë më të mirë në Greqi. Ajo u fut në shkollë duke mos ditur fare greqisht dhe prindërit u detyruan që në shtëpi të flisnin vetëm greqisht për të perfeksionuar gjuhën.

“Mami dhe babi vendosën të na flisnin në greqisht në shtëpi, që ne të mësonin gjuhën shpejt dhe të mos humbisnim shkollën, Ishte shumë e vështirë sepse nëna nuk donte që ne të humbisnim klasat dhe filluam të flisnim greqisht dhe kështu unë e humba shqipen megjithëse gjuha nuk harrohet kurrë. Unë e kuptoj por për të folur e kam të vështirë”, u shpreh Eleni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat