Të gjithë mamatë e vajzave të njëjtin hall paskan

Mediale Vip

Të gjithë mamatë e vajzave të njëjtin hall paskan

Më: 28 maj 2021 Në ora: 08:32
Jehona dhe Afërdita me nënën

Motrat e njohura të shoëbizit na kanë treguar se kanë të njëjtat ‘problematika’ me njëra-tjetrën.

Nëse deri tani keni parë vetëm Marinën dhe Luanën që herë-herë zihen për vëmendjen e mamit të tyre, një tjetër dyshe ka zbuluar se ka të njëjtën problematikë.

Nuk e kanë shprehur aq shpesh sa Luana dhe Marina, të cilat e kanë argëtuar shumë publikun me postimet  e tyre shumë gallatë për mamin, por edhe Jehona dhe Afërdita e kanë një debat të vogël. Sot që e ëma e modeleve ka ditëlindjen, ish-Miss Shqipëria ka zbuluar një detaj.

“Edhe pse ke Honën në ekranin e telefonit, unë e di që jam preferuara jote”, shkruan Afërdita.

Mamatë e vajzave publike me siguri e kuptojnë shumë mirë njëra-tjetrën. Jo më pak kuptojnë edhe nënat e tjera që kanë vajza. Ku ka motra ka dhe xhelozi të lezetshme si këto.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat