Bebe Rexha performon në paradën e komunitetit LGBTI

Mediale Vip

Bebe Rexha performon në paradën e komunitetit LGBTI

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:39
Bebe Rexha

Bebe Rexha konfirmon performancën në paragën e komunitetit LGBTI.

Bebe Rexha shumë herë me anë të rrjeteve sociale ka shprehur përkrahjen për komunitetin LGBTI.

Përmes postimit të fundit, Beeb bëri të ditur se do të performojë për komunitetin LGBTI si e ftuar e “iHeart Radio”.

Parada e këtij komuniteti këtë herë mbahet me moton “Nuk mund ta ndalni krenarinë”, ndërsa performanca e artistes shqiptare fillon nga ora 21:00.

Bebe u shpreh e emocionuar për këtë mundësi, ndërsa thotë se performanca e saj do të ndiqet në YouTube, IGTV, Facebook dhe TikTok.

Kjo vjen pas paraqitjes atraktive të Bebes në pishinë, ku shfaqi nga afër format trupore në bikini të zeza.

Ajo aktualisht po shijon suksesin e albumit “Better Mistakes”, ndërsa po punon edhe për këngë të reja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat