Boyega braktis rolin në film për arsye familjare

Mediale Vip

Boyega braktis rolin në film për arsye familjare

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:05
John Boyega

John Boyega është tërhequr nga xhirimet e filmit “Rebel Ridge”, për arsye familjare.

Aktori 29-vjeçar nuk do të jetë pjesë e filmit që do të transmetohet në platformën Netflix.

Për këtë shkak, produksioni ka nisur kërkimet për një aktor të ri në rolin që kishte nisur ta realizonte britaniku Boyega.

Xhirimet e filmit kishin filluar në muajin maj në Louisiana dhe aktori kishte rolin kryesor në projektin e regjisorit Jeremy Saulnier.

“Xhirimet e filmit Rebel Ridge janë anuluar përkohësisht, për shkak se jemi në kërkim të aktorit të ri. John Boyega është dashur të largohet nga projekti për arsye familjare”, ka thënë zëdhënësi i platformës Neflix.

“Mezi presim të vazhdojmë partneritetin me produksionin UpperRoom të Boyegas në filmin ‘They Cloned Tyrone’, në të cilin luan aktori”, ka thënë zëdhënësi.

Filmi ishte planifikuar të niste xhirimet në prillin e vitit 2020, por u shtynë shkaku i fillimit të pandemisë.

Ky projekt filmik shtjellon padrejtësitë sistematike në Shtetet e Bashkuara përmes aksionit, trilerit dhe humorit të zi.

Pjesa tjetër e ekipit ka mbetur e pandryshuar dhe përbëhet nga aktorët Don Johnson, AnnaSophia Robb, James Cromwell dhe Emory COhen.

Aktori Boyega së fundmi ka përfunduar xhirimet e filmit komedi “They Cloned Tyrone”, në të cilin luajnë edhe aktorët Jamie Foxx, Teyonah Parris dhe Brian Tyre Henry.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat