Lively me rol në një tjetër film të frikshëm

Mediale Vip

Lively me rol në një tjetër film të frikshëm

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:35
Blake Lively

Aktorja Blake Lively, kishte shkëlqyer në vitin 2016 me paraqitjen e saj në filmin me peshkaqen “The Shallows”. Mirëpo, së fundmi, aktorja është angazhuar edhe në një tjetër film të frikshëm, të bazuar në romanin e publikuar në uebfaqen “Reddit”, shkruan revista Deadline.

Aktorja e filmit “The Gossip Girl” do të ketë rolin kryesor në filmin “We Used To Live Here”, që do të shfaqet në platformën Netflix.

Filmi ka të bëjë me përvojën e një zonje të shtëpisë që mirëpret një familje në shtëpinë e saj të re. Çdo gjë përkeqësohet, kur familjarët pohojnë se dikur kanë jetuar në këtë shtëpi.

“Gjërat bëhen edhe më të çuditshme kur një stuhi godet lagjen dhe mysafirët refuzojnë të largohen nga shtëpia. Zonja e shtëpisë nuk mund t’i largojë dhe nis të ndiejë pakënaqësi ndaj vetes për shkak se lejoi hyrjen e tyre”, ka shkruar revista Deadline rreth filmit të ri të aktores 33-vjeçare.

Përveç që do të shërbejë si aktore në filmin psikologjik, Blake do të jetë edhe producente e këtij projekti.

Bashkëshortja e aktorit të njohur Ryan Reynolds, përveç filmit psikologjik, është e angazhuar edhe në adaptimin e “Lady Killer”, të bazuar në serinë e librave komikë “Dark Horse”.

Ky film do të shkruhet nga skenaristi i shpërblyer me çmimin “Oscar”, Diablo Cody.

Aktorja Lively, gjithashtu, është e angazhuar edhe në trilerin “The Husband’s Secret”, të bazuar në romanin e Liane Moriarty.

“The Husband’s Secret” ka të bëjë me tri gra që përplasen kur njëra prej tyre zbulon letrën sekrete të shkruar nga bashkëshorti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat