Elegante dhe me klas, motrat Istrefi duken atraktive në këtë paraqitje

Mediale Vip

Elegante dhe me klas, motrat Istrefi duken atraktive në këtë paraqitje

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 14:27
Nora Istrefi dhe Era Istrefi

Nora dhe Era erdhën joshëse në fotot e fundit.

Nora dhe Era Istrefi janë ndër emrat më të dashur të estradës shqiptare, të cilat njihen për shumë hite.

Motrat Istrefi së fundi janë bërë bashkë për një event, ku ishin të ftuar edhe shumë fytyra të tjera të njohura publike.

Nora dhe Era morën vëmendje me dukjen elegante, teksa për ndjekësit sollën fotografi e video në rrjete sociale.

Në një video, Nora shfaqet e ulur krah motrës, që të dyja duken atraktive të kuruara deri në detaje për atë event.

Nora kishte veshur një fustan të gjatë me ngjyrë vjollcë, i cili ishte i çarë tek këmba, ndërsa Era zgjodhi një fustan blu.

Të dyja kohën e fundit nuk kanë sjellë ndonjë këngë të re, por fansat e tyre presin me padurim rikthimin e dyshes.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat