Arbenita publikon prap një fotografi me vajzën, tregon përkushtimin ndaj saj

Mediale Vip

Arbenita publikon prap një fotografi me vajzën, tregon përkushtimin ndaj saj

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 21:36
Arbenita

Prej se është bërë nënë, Arbenita Ismajli vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj foshnjës së saj.

Në ndërkohë, modelja e popullarizuar ndan edhe fotografi të ndryshme në rrjetet sociale, në të cilat paraqitet së bashku me vajzën.

Një të tillë, bukuroshja e ka shpërndarë gjatë të mërkurës, teksa shfaqet me veshje sportive, ndërsa në pjesën e përparme e ka fëmijën.

“Ndërrimi i pelenave është stërvitja ime e re”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.

 

Arbenita u bë nënë për herë të parë gjatë muajit prill. Ajo dhe partneri i saj, Fero, pritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat