“Humbje e madhe”, Fjolla Morina tregon e pikëlluar lidhjen me ish-shefin e anti-drogës, i cili u gjet i vrarë

Mediale Vip

“Humbje e madhe”, Fjolla Morina tregon e pikëlluar lidhjen me ish-shefin e anti-drogës, i cili u gjet i vrarë

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 00:48
Fjolla Morina. Rudolf Elezoviç

Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina, ka reaguar së fundmi në lidhje me gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezoviç.

Nëpërmjet një statusi në InstaStory ajo ka treguar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.

Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat