Alban Ramosaj paralajmëron diçka të re

Mediale Vip

Alban Ramosaj paralajmëron diçka të re

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 08:30
Alban Ramosaj

Alban Ramosaj udhëtoi në Turqi pas “Këngës Magjike”.

Këngëtari Alban Ramosaj vendosi që gjatë kësaj periudhe t’i shijojë disa ditë të mira pushimi në Turqi.

Por, duket se këtë udhëtim ai e ka shfrytëzuar edhe për punë dhe nga atje paralajmëroi fansat se diçka e re po vjen nga ai.

Përmes një postimi në Instagram, Albani u shfaq në një jaht në Stamboll, por nuk tregoi se nga kush po shoqërohej.

“Mbrëmjet e Stambollit- Gëzuar për çfarë po vjen”, ka shkruar këngëtari, duke mos zbuluar më shumë detaje.

Alban Ramosaj fitoi në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike” me këngën “Thikat e mia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat